Figo mbyll karrierën

dardanmiftari | Sunday, May 17, 2009 | 0 Komente

Pasi është shpallur kampion i Italisë me Interin, legjenda portugeze Luis Figo i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv.
Lojtari më i mirë në botë në vitin 2001, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij 20-vjeçare në të njëjtën dikë kur Interi u shpall kampion i Italisë. “Kjo është hera e parë që shpallem kampion pa luajtur dhe mendoj se është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund karrierës”. “Nuk do të luaj më në asnjë ligë ku luhet niveli i lartë i futbollit dhe nuk do të pranoj ndonjë ofertë, pos nëse vjen nga jashtë Evropës”, ka thënë portugezi. Gjatë karrierës së tij Figo ka luajtur për skuadrat e mëdha Barcelona dhe Real Madrid. Ka fituar 23 tituj, duke përfshirë edhe titullin e Ligës së Kampionëve në vitin 2002. Figo ka bërë 127 paraqitje për Portugalinë duke arritur në finalen e vitit 2004 të Kampionatit Evropian ku u mposht nga Greqia, ndërsa në vitin 2006 zuri vendin e katërt me përfaqësuesen e tij në Kampionatin Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...