Ibra do të largohet vetëm nëse Interi e shet

dardanmiftari | Tuesday, May 19, 2009 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovici do të largohet nga Interi vetëm nëse skuadra kampione e Italisë vendos ta shesë atë, thotë agjenti i tij, Mino Raiola.
Javët e fundit është spekuluar për një transferim luksoz të boshnjakut me pasaporte suedeze drejt Barcelonës, pasi ai kishte deklaruar se ekziston mundësia të largohet nga zikaltrit, ndërsa agjenti i tij pohon se largimi i Ibracadabras nga Giuseppe Meazza do të ndodhë vetëm me vendimin e Interit. “Nëse Zlatan largohet nga Interi, atëherë kjo do të ndodhë pasi të arrihet një marrëveshje ndërmjet Interit dhe skuadrës tjetër”, ka thënë Raiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...