Interi feston titullin me fitore

dardanmiftari | Sunday, May 17, 2009 | 0 Komente

Kampioni i konfirmuar i Italisë, Interi, ka festuar titullin me krenari, duke shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Sienës në ndeshjen e sotme të zhvilluar në Giuzeppe Meazza.
Edhe pse matematikisht e siguroi titullin që dje, pas humbjes së Milanit në Udinese, Interi nuk lejoi të ketë befasi as në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë vendore përballë Sienas.Esteban Cambiaso shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë të ndeshjes (44’), ndërsa fitoren e bindshme e vulosën Mario Ballotelli, shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, dhe Zlatan Ibrahimovic, 14 minuta para fundit të ndeshjes (76’).Me edhe dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Interi konfirmohet si kampion me 10 pikë epërsi ndaj Milani. Titulli është i katërti radhazi për Interin, përfshirë këtu edhe titullin ‘e marrë’ nga Juventusi, pas skandalit të montimit të ndeshjeve në sezonin 2005/06, dhe i 17-ti në përgjithësi në ligën italiane.Triumfi është i pari në Serie A edhe për trajnerin Jose Mourinho, i cili kështu bëhet me trofe të tri kampionateve (portugez, anglez dhe italian).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...