Real Madrid vazhdon turpërimin
Ish-kampioni i Spanjës, Real Madrid, vazhdon me formën e dobët së fundmi, pasi pësoi humbje e rezultat 3-1 edhe në ndeshjen e sotme para tifozëve të vet nga Real Mallorca.
Reali kaloi i pari në epërsi me golin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në minutën e 20-të të lojës, por vendasin nuk ishin në gjendje ta ruajnë rezultatin. Pas gjashtë minutash tjera mysafirët barazuan me anë të kapitenit Juan Arango.Pjesa e dytë u takoi mysafirëve, të cilët shënuan edhe dy gola të tjerë për të thelluar krizën e madrilenëve. Cleber Santana ishte ai që i dha epërsinë e parë Mallorcas në minutën e 58-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e vulosi Alhassane Keita, 20 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.Humbja është e katërta radhazi dhe mbase më e vështira për Real Madridin, pas humbjeve ndaj Barcelonës (2-6), Valencias (3-0) dhe Villarrealit (3-2).
Category: Futboll
0 Komente