Ronaldo: Nuk ia kam frikën Messit, por e respektoj

dardanmiftari | Monday, May 25, 2009 | 0 Komente

Manchester Unitedi dhe Barcelona do të ndeshen të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës për finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa kjo ndeshje do të jetë edhe përballje direkte ndërmjet dy superyjeve, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Nuk është mirë të hysh në fushë dhe t’ia kesh frikën dikujt, megjtihatë unë e respektoj Messin”. “Ai ka një stil të shkëlqyer të lojës dhe mendoj se edhe ai do të jetë i emocionuar në finale, sikurse unë”. “Këtë vit do të zhvillohet finalja ndërmjet dy skuadrave më të mira në botë dhe mendoj se do të jetë një spektakël të cilin e dëshirojnë tifozët e futbollit, ka thënë Ronaldo për “News of the World”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...