Van Basten jep dorëheqje nga kreu i Ajaxit

dardanmiftari | Wednesday, May 06, 2009 | 0 Komente

Marco van Basten ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Ajaxit, pasi nuk arriti t’i plotësojë qëllimet e klubit gjatë këtij sezoni.
Holandezi 44-vjeçar pas fundit të Euro 2008 u tërhoq nga pozita e përzgjedhësit të kombëtares së tij, për të marrë nën drejtim Ajaxin, por nuk arriti t’i realizojë qëllimet e klubit.Si rezultat i kësaj, vendosi të japë dorëheqje dhe të largohet nga klubi menjëherë. “Marco van Basten dhe drejtori gjeneral Rik van den Boog, kanë vendosur të ndahen nga Ajaxi. Arsye për vendimin e tyre është mossuksesi për t’i arritur qëllimet dhe ndjenë se nuk mund të vazhdojnë edhe sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit.Klubin në ndeshjen e fundit kundër Twente do ta drejtojë ndihmës-trajneri John van't Schip. Ajaxi është në pozitën e tretë të tabelës së kampionatit holandez, dhe nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...