Zarate dëshiron ta përfundojë karrierën në Lazio

dardanmiftari | Wednesday, May 27, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, thotë se ai është shumë i kënaqur me jetën në Romë dhe dëshiron të mbetet te klubi italian edhe për dhjetë vite të tjera.
Argjentinasi arriti në Lazio në fillim të këtij sezoni dhe llogaritet si një prej befasive më të këndshme në Serie A këtë sezon. Sulmuesi ende është në pronë të klubit Al Saad, por presidenti i Lazios që më herët ka filluar negociatat për një transferim të përhershëm për të.“Dëshirë e imja është të mbetem në Romë, unë tashmë e kam zgjedhur këtë por në të njëjtën kohë duhet të pranoj se nuk është gjithçka e kompletuar. A mungon diçka? Po, dhe kjo është e thjeshtë: duhet të paguhet Al-Sadd (20 milionë euro) dhe gjithçka do të zgjidhet”, ka thënë argjentinasi.“A jam i bindur se do të ketë marrëveshje? Shpresoj se gjithçka do të përfundojë mirë, pasi dua të mbetem këtu, pesë ose ndoshta dhjetë vite. Nëse kjo është e mundur, do të jem njeriu më i lumtur në botë, por edhe nëse nuk ndodh kjo, nuk do të jetë dëshpëruese. Nuk varet gjithçka nga unë”, ka shtuar Zarate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...