Ancelotti dëshiron Paton në Chelsea
Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, dëshiron që sulmuesi brazilian Alexandre Pato dhe ish-mbrojtësin e klubin londinez, Glen Johnson, t’i ndihmojnë atij të bëjë një revolucion blu, shkruan The Sun.
Dje Chelsea edhe zyrtarisht pohoi se 49-vjeçari italian do të jetë pasues i Guus Hiddink në stolin e trajnerit. Dëshirë e Carlo Ancelottit është triumfi në Ligën e Kampionëve dhe ai beson se dy lojtarët të cilët i dëshiron në përbërje, i kanë kualitet e duhura për ta ndihmuan klubin të ngrejë trofeun evropian. Sipas The Sun, trajneri i ka ofruar ish-klubit të tij 30 milionë funte për të marrë sulmuesin 19-vjeçar, Pato, ndërsa për mbrojtësin e Portsmouthit, Johnson, italiani është i gatshëm të paguajë 12 milionë funte.
Category: Futboll
0 Komente