Bryant kërkon shpagim në finalen e NBA-së

dardanmiftari | Tuesday, June 02, 2009 | 0 Komente

Të turpëruar pas humbjes në finalen e vitit të kaluar në NBA nga Boston Celtics, lojtarët e Los Angeles Lakers kërkojnë shpagim këtë finale, ku ata do të takohen me Orlando Magic.
Kampioni i Konferencës Perëndimore është kualifikuar për në finale për të 30-tën herë, pasi eliminoi Denver Nuggets, dhe të enjten do të presë në fushë të vet në ndeshjen e parë kampionin e Konferencës Lindore, Orlando Magic, që mposhti Cleveland Cavaliers në finalen e lindjes. “Shpagimi, ne e përdorim këtë fjalë gjithë kohën. Është një fjalë me të cilën jam familjarizuar. Është vështirë për një ekip që shkon në finale, të arrijë atje edhe vitin tjetër. Ne arritëm këtë disi dhe tash dëshirojmë të nxjerrim maksimumin”, ka thënë ylli i Lakers, Kobe Bryant.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...