Pellegrini: Nuk do ta ndërroj filozofinë për shkak të Realit

dardanmiftari | Tuesday, June 02, 2009 | 0 Komente

Trajneri i ri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, është zotuar se do të vazhdojë ta ndjekë stilin e tij të lojës për t’i realizuar qëllimet në Bernabeu.
Strategu kilian sot edhe zyrtarisht u prezantua nga ana e presidentit të ri të klubit spanjoll, Florentino Perez. “Nuk do ta ndryshoj filozofinë time për shkak të Realit, sërish do të jem po ky. Në të njëjtën kohë jam i lumtur dhe ambicioz. Gjithmonë e dija se do të vijë dita kur do ta drejtoj Realin”, ka thënë Pellegrini, i cili ka 23 vite përvojë si trajner. “Pata fat që Florentino më zgjodhi mua për të realizuar atë projekt të madh. Mendoj se do të arrij të dëshmoj se e ka bërë zgjidhjen e duhur. Presioni më jep motiv shtesë për punë dhe kritikat e shtypit nuk do të më ndryshojnë”, ka shtuar kiliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...