Barca dhe United ndajnë vendin e parë

dardanmiftari | Thursday, June 04, 2009 | 0 Komente

Barcelona e ka përfunduar sezonin 2008/2009 si skuadra më e mirë në botë sipas rangimeve të fundit të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit- IFFHS (International Federation of Football History & Statistics).

Megjithatë fitimi i të gjitha trofeve të mundshme nuk mjaftoi që Blaugranët ta sigurojnë pastër pozitën e parë, sepse pozita e parë në rangimet e reja të IFFHS ndahet ndërmjet dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Përkundër suksesit të Barcelonës futbolli spanjoll është shqetësues, pasi që pas Barcelonës vetëm në vendin e 24 renditet një skuadër spanjolle (Atletico Madridi), derisa Real Madridi është zhvendosur në pozitën e 39-të.

Situatë shqetësuese është edhe për ekipet e Serie A, pasi që asnjë skuadër nuk bën pjesë në top-dhjetëshin. Juventusi është pozicionuar në vendin e 12-të gjashtë pozita më lartë se Interi, ndërsa Milani është në pozitën e 36-të, gjashtë pozita më poshtë se Roma.

Ndërsa jo-befasisht skuadrat nga Liga Premier dominojnë vendet e para, ku Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali mbyllin top-pesëshin.

Dhjetë skuadrat më të mira sipas IFFHS (në kllapa janë shënuar pozitat e mëparshme):

1. (2.) Barcelona (Spanjë) – 315 pikë
- (1.) Manchester United (Angli) – 315 pikë
3. (3.) Chelsea (Angli) – 276 pikë
4. (6.) Liverpool (Angli) – 248 pikë
5. (5.) Arsenal (Angli) – 247 pikë
6. (10.) Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – 245.5 pikë
7. (7.) Dynamo Kiev (Ukrainë) – 234.5 pikë
8. (11.) Estudiantes (Argientinë) – 232 pikë
9. (8.) Hamburger SV (Gjermani) – 228 pikë
10. (16.) Gremio (Brazil) – 222 pikë

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...