Spanja vazhdon kryesimin sipas FIFA-s
Spanja vazhdon të kryesojë rangimet për përfaqësueset më të mira në futboll, derisa skuadrat e renditura nën të, kanë nderuar pozitat kohë pas kohe me kalimin e muajve.
Spanja fitoi Kampionatin Evropian të vitit të kaluar (Euro 2008), ndërsa është shumë pranë kualifikimit në Kampionatin e ardhshëm Botëror (Afrika e Jugut 2010) pasi ende nuk është mposhtur në fazën grupore. Italia është ngritur në pozitën e katërt, ndërsa Gjermania është zhvendosur në vendin e tretë, derisa të dytin e ka zënë Holanda. Ndërkohë, Anglia dhe Argjentina kanë ndërruar pozitat.
Lista e 20 skuadrave të para sipas ranglistës së FIFA-s dhe pozicioni i Shqipërisë (në kllapa është shënuar pozita e tyre në muajin e kaluar):
- (1) Spanja
- (3) Holanda
- (2) Gjermania
- (5) Italia
- (4) Brazili
- (7) Anglia
- (6) Argjentina
- (8) Kroacia
- (9) Rusia
- (10) Franca
- (11) Portugalia
- (14) Turqia
- (17) Paraguai
- (15) SHBA
- (12) Republika Çeke
- (18) Zvicra
- (16) Uruguai
- (13) Greqia
- (22) Ukraina
- (23) Serbia
...
Shqipëria ka mbajtur pozitën e 92-të sikur muajin e kaluar duke mos lëvizur as lartë e as poshtë.
Category: Futboll
0 Komente