Berlusconi: Kaka ndikoi në humbjen e zgjedhjeve

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Pak ore pas zyrtarizimit te brazilianit Kaka me fanelen e Real Madrid, vijne edhe reagimet e para nga bota e sportit.
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilesuar largimin e fantazistit jo vetem si nje humbje te Milanit por edhe te partise se tij ne zgjedhjet per Parlamentin Europian. “Largimi i Kaka ndikoi edhe ne humbjen e terrenit te PDL-se”, shprehet presidenti kuqezi ne nje interviste per “Corriere Della Sera”.
Nga ana tjeter, presidenti i Barcelones, Joan Laporta e ka cilesuar kete transferim si nje “cmenduri” te Florentino Perez. “Te paguash 64.5 milione euro eshte cmenduri. Keto shifra nuk ecin paralel me merkaton”, shprehet Laporta, i cili ritheksoi deshiren e klubit te tij per te reklamuar fushaten e Unicef, edhe pse nuk sjell asnje perfitim ekonomik per klubin blougrana.
Gazeta “AS” e ka hapur titullin e sotem me fjaline “Kaka: Shpresoj t’i japim fund hegjemonise se Barcelones”, ndersa “Marca” shkruan, “Kaka: Reali eshte nje sfide e madhe”. Transferimi eshte pasqyruar edhe ne mediat braziliane ku “Globo” shkruan, “Kaka: Shpresoj te bej historine e Realit”. Tituj kryesore per kete transferim jane publikuar edhe ne gazetat britanike, “The Sun” e “Daily Mail”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...