Fabregas lëndohet në fitoren e Spanjës

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë ndeshjes miqësore kundër Azerbajxhanit, pas të cilës duhej të zëvendësohej, ndeshje të cilën kampioni i Evropës e fitoi me rezultat 6-0.
Spanja sot shënoi fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në Baku, por pësoi një goditje tjetër, kur para fundit të pjesës së parë Fabregas pësoi një lëndim në kokë, për të cilën arsye duhej ndërhyrja e ekipit mjekësor, ndërsa lojtari nuk mundi të vazhdojë ndeshjen. Tre gola për spanjollët i shënoi David Villa, ndërsa nga një e shënuan Riera, Guiza dhe Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...