Juve nuk ngutet për kontratën e Del Pieros

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Juventusi nuk shpejton për t’ia zgjatur kontratën simbolit bardhezi.
Është thuajse e paimagjinueshme që kapiteni i Zonjës së Vjetër të largohet nga skuadra e tij, ndërsa shtypi italian pohon se janë të nevojshme negociata të suksesshme që kapiteni të jetë i lumtur te Juventusi. “Corriere dello Sport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka shpjeguar se Bianconerët aktualisht kanë prioritet tjera dhe se do të bisedojnë me kapitenin e tyre kur të vijë koha. Sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të pranojë uljen e pagës vjetore vetëm të qëndrojë me skuadrën e tij të zemrës. Ikona e Juves bart fanellën bardhezi që nga viti 1993 dhe është rekorder si në numrin e paraqitjeve ashtu edhe për golat e shënuar me këtë fanellë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...