Cambiasso: Fitorja shprehi që nuk e ndryshojmë
Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, i cili shënoi golin e tretë në fitoren e fundit të zikaltërve këtë sezon kundër Atalantas, është shprehur se Nerazzurët kanë ndryshuar shumëçka me ardhjen e trajnerit të ri, ndërsa ajo që iu ka mbetur është shprehia e të fituarit.
“Nuk e di nëse sezoni i ardhshëm do të jetë më i vështirë. Mirëpo sezoni që kaloi për ne lojtarët nuk ka qenë i lehtë: ndërruam trajnerin dhe erdhi një trajner, i cili shkakton presion te ne, sepse ai është trajner fitimtar dhe ne duhej të fitonim bashkë me të”.
“Po ashtu, ndryshuam metodat e stërvitjeve, ndryshuam shumë shprehi, mirëpo na mbeti shprehia e fitores”, ka thënë mesfushori argjentinas.
Category: Futboll
0 Komente