Eto’o: Dua të shënoj gola me Barcelonën

dardanmiftari | Monday, June 01, 2009 | 0 Komente

Tash kur ka përfunduar sezoni 2008/2009 në La Liga pritet të vendoset e ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o, i cili e ka bërë hapin e parë duke u shprehur se dëshiron të mbetet në Camp Nou.

“E vërteta është se unë jam shumë i lumtur, sepse puna ime është të shënoj gola, megjithatë skuadra është në rend të parë”.

“Gjithmonë kam thënë se unë jam i lumtur derisa mund ta bëj dikë të buzëqeshë, pavarësisht nëse shënoj ose jo, sepse misioni im në fushë është që të ndihmoj edhe në mbrojtje dhe të shkaktoj presion te mbrojtësit kundërshtarë”.

“Ajo që dëshiroj është të vazhdoj të shënoj gola për Barcelonën”, është cituar kamerunasi nga “Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...