Chelsea do të ofrojë 30 milionë për Maicon

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Chelsea raportohet se është i gatshëm të ofrojë 30 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Interit, Maicon.
Pasi humbi betejën ndaj Liverpoolit për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Portsmouth, Glen Johnson, blutë kanë kthyer vëmendjen kah braziliani.Maicon ka shkëlqyer me Interin në sezonin e fundit ndërsa tregon paraqitje të mira edhe në Kupën e Konfederatave, duke mbajtur jashtë formacionit fillestar yllin e Barcelonës Dani Alves.The Sun shkruan se Interi do ta pranojë ofertën prej 30 milionë eurosh për 27-vjeçarin, ndërsa do të hiqte dorë edhe nga Zlatan Ibrahimovoci, po ashtu 27-vjeçar, për një shumë dyfish më të madhe, 60 milionë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...