Guardiola dëshiron Eto’o të qëndrojë

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Presindenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka qartësuar disa plane të klubit për transferimet e verës, duke shtuar se Pep Guardiola dëshiron ta mbajë Samuel Eto’on.
“Ai ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe është normale të takohemi dhe të diskutojmë planin e tij, ngritjen e formës së tij dhe të shikojmë cila është zgjidhja më e mirë”, ka thënë Laporta.“Dua që ai të mbetet në Barcelona edhe për shumë vite dhe Pep Guardiola ka të njëjtin mendim”, shton spanjolli, i cili ka folur edhe për dëshirat tjera të klubit, duke filluar nga Franck Ribery.“Bayern nuk dëshiron ta shesë Riberyn. Sa i takon Villas, ka bisedime me Valencian dhe askush kurrë nuk më ka thënë se ai dëshiron të shkojë në Madrid”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...