Chelsea ofron 45 milionë funte për Agueron

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Mediat angleze përcjellin lajmin se Chelsea do të përpiqet të sjellë në Stamford Bridge yllin e Atletico Madrid, Kun Aguero, duke ofruar 45 milionë funte.
Që kur blutë nuk arritën të angazhojnë Kaka, i cili kaloi në Real Madrid, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të tregojë fuqinë e tij në tregun e transferimeve, duke angazhuar Sergio Agueron.Daily Mail dhe The Times kanë shkruar se Chelsea është i gatshëm ta thyejë rekordin britanik të transferimeve dhe të ndajë plot 45 milionë funte për shërbimet e argjentinasit.Spekulohet se sulmuesi, i cili shënoi 17 gola në La Liga këtë sezon, është i gatshëm të kalojë në Stamford Bridge, por problem mbeten vetëm kërkesat e tij të mëdha për pagesë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...