Benitez: Do të kem mjaft para për të harxhuar

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se do të ketë mjete të mjaftueshme financiare për të sjellë një pjesë të caqeve të tij në Anfield.
“E dimë se do të jetë vështirë, pasi ka krizë gjithkund në botë. Është e qartë se ne nuk kemi shumë para për të harxhuar, por mendoj se kemi mjaft para për të sjellë një ose dy futbollistë për të cilët kemi nevojë”, ka thënë Benitez.“Jam i kënaqur me përbërjen që e kemi. Ky sezon vërtet ishte i mirë dhe ishim konkurrues në të gjitha fronet. Nëse arrijmë të sjellim përforcime të duhura, atëherë mendoj se do të përparojmë”, ka shtuar spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...