Robinho: Kush nuk dëshiron të luajë për Barcelonën

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka dhënë një deklaratë tronditëse, pasi ka thënë se do të pranonte një kalim në radhët e Barcelonës.
Braziliani u transferua në City pikërisht nga rivali i përhershëm i Barcelonës, Real Madrid, ndërsa thotë edhe se është i gëzuar që bashkëvendësi i tij Kaka do të transferohet në Santiago Bernabeu.“I dëshiroj çdo të mirë Kakas në radhët e Real Madridit dhe shpresoj se do të arrijë të bëhet përsëri lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Robinho.Disa media spanjolle e kanë lidhur Robinhon me një rikthim në La Liga, kësaj here te Barcelona, por sulmuesi thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.“Për momentin ato janë vetëm spekulime, asgjë konkrete. Nuk kemi marrë kurrfarë oferte. Mund të them vetëm se Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm dhe secili futbollist do të dëshironte të luajë atje”, ka shtuar braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...