Crouch nuk do të largohet nga Portsmouth

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Agjenti i Peter Crouch ka mohuar spekulimet se sulmuesi anglez dëshiron të largohet nga Portsmouthi gjatë këtij afati kalimtar.
28-vjeçari ka qenë i lidhur me ndonjë transferim të mundshëm te Blackburn Rovers dhe Sunderland, mirëpo agjenti i tij thotë se asgjë nga këto spekulime nuk është e vërtetë. “Nuk ka pasur oferta nga klubet tjera për Peter Crouch. Ai ka ende kontratë me Portsmouthin dhe planifikon të qëndrojë aty në sezonin e ardhshëm. Ai nuk dëshiron të largohet”, ka thënë Barnett për “The Portsmouth News”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...