Malouda vazhdon me Chelsean

dardanmiftari | Tuesday, June 23, 2009 | 0 Komente

Anësori francez Florent Malouda iu ka dhënë fund spekulimeve të cilat e lidhnin atë me një largim nga Stamford Bridge, duke nënshkruar marrëveshje të re dyvjeçare me Chelsean.
Pas një pjese të parë jo të mirë, francezi shpërtheu në pjesën e dytë të sezonit, duke u shpërblyer edhe me marrëveshje të re. “Mund t’ju informoj se kam nënshkruar marrëveshje të re dyvjeçare me Chelsean. Do të mbetem. Do të thotë tash kam edhe katër vite në marrëveshjen time”, ka thënë Malouda. “E di se në secilin afat kalimtar ka shumë spekulime dhe shpresoj se me nënshkrimin e marrëveshje këto të ndalojnë”, ka përfunduar Malouda.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...