Dzeko do ta pranojë vendimin e Wolfsburgut
Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic, ka deklaruar se gjithçka varet nga Wolfsburgu në lidhje me mundësinë e kalimit të sulmuesit boshnjak te Milani.
Rossonerët janë të interesuar ta transferojnë yllin boshnjak, i cili kaloi sezon të shkëlqyer me Wolfsburgun duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë që i ndihmuan skuadrës së tyre të shpallej kampion i Bundesligas. Ndërkohë, Redzepagic është duke pritur përgjigjen e skuadrës aktuale të Dzekos dhe thotë se ‘topi është në fushë të tyre’. “Po presim dhe mendoj se pikërisht ajo që duhet të bëjmë është ta presim vendimin e Wolfsburgut. Ne kemi respekt për Wolfsburgun dhe do të pranojmë çfarëdo vendimi që do të marrin drejtuesit e skuadrës, qoftë nëse e shesin qoftë nëse e mbajnë”, ka thënë Redzepagic për Calciomercato.it.
Category: Futboll

















0 Komente