Galliani: Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se Kaka nuk do transferohet te skuadra e Chelseat.
Është njoftuar se Blutë kanë bërë një ofertë shumë më të lartë se Real Madridi (afër 85 milionë euro) për ta rrëmbyer yllin brazilian, mirëpo Galliani është i bindur se ish-lojtari më i mirë në botë nuk do ta vesh fanellën e Bluve. “Një marrëveshje me Chelsean nuk ekziston, Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan. Ky është vendimi i tij dhe ne po bëjmë gjithçka për ta kompletuar marrëveshjen”, ka thënë Galliani për “Gazzetta dello Sport”.
Category: Futboll
0 Komente