Milani ka bërë ofertë për Carvalhon dhe Albiolin

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka vizituar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez në zyrat e klubit në Spanjë.
Prioritet i Milanit është që ta përforcojnë mbrojtjen pas një starti të dobët në Serie A dhe për këtë Galliani ka bërë menjëherë një ofertë për Carvalhon dhe Albiolin.
Sidoqoftë, Florentino Perez nuk mundi ti jepte përgjigje pozitive Gallianit, sepse Carvalho si duket është i kënaqur me jetën në Spanjë dhe nuk dëshiron të largohet derisa ti përfundojë kontrata.
Ndërsa sapo është përmendur emri i Albiolit, Perez menjëherë ja kishte ndërprerë fjalinë Gallianit me një “jo” dhe i ka thënë se ai nuk është në shitje.
Krejt në fund, Galliani u interesua për një huazim të mundshëm të Kakas, por madrilenët i thanë se ai nuk huazohet dhe ata dëshirojnë vetëm ta shesin atë gjithnjë sipas Marca./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!