Vështirë ti dëgjosh akuzat për lojën e mërzitshme

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Sulmuesi Pedro Rodriguez, ka thënë se është vështirë ti dëgjosh akuzat për lojën e mërzitshme të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës.

“Është e vështirë për ne kur dëgjojmë së Barça dhe Spanja janë të mërzitshme për t’i parë duke luajtur”
“Ne luajmë futboll atraktiv, me një të prekur, gjë që njerëzit duan ta shohin.

Të gjithë i kemi mendimet tona dhe mënyrën e të vlerësuarit të lojës. Ne besojmë në filozofinë tonë dhe besojmë se për të mirën e futbollit është më mirë të luajmë kështu, ka thënë Pedro për Marca. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!