Lippi: Lojtarët italianë duhet të luajnë në Serie A

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, u ka thënë lojtarëve italianë të cilët luajnë jashtë vendit që të kthehen në Serie A, duke sugjeruar se kjo do të ishte më mirë për ta.
Disa lojtarë të përfaqësueses së Italisë, siç janë Andrea Dossena, Luca Toni, Giuseppe Rossi dhe Fabio Grosso, luajnë jashtë Italisë, ndërsa Lippi ka thënë se do të preferonte që të zgjedhurit e tij të luanin në shtëpi. “Nuk do t’i këshilloj skuadrat tona për atë se kë duhet ta blejnë, mirëpo u kam thënë lojtarëve italianë që janë me mua (në përgatitjet për kupën e Konfederatave) që të kthehen në Serie A”. “Sa më shumë lojtarë italianë në Kampionatin tonë, aq më mirë do të ishte për të gjithë”, ka thënë Lippi për “Rai Uno”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...