Zhirkov preferon Barcën para Chelseat dhe Milanit

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Anësori i CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ka njoftuar se më shumë do të pëlqente të transferohej te Barcelona sesa te Milani apo Chelsea, përkundër orvatjeve të pronarit të Bluve, Roman Abramovich, për ta transferuar atë në Stamford Bridge.
“Do të preferoja t’i bashkëngjitëm Barcelonës, mirëpo kjo nuk do të thotë se automatikisht do t’i them JO ofertës së Chelseat”. “Do ta përsëris edhe njëherë se është dallim i madh ndërmjet asaj nëse luan futboll apo nëse qëndron si lojtar rezervë. Nëse duhet të qëndroj në stol atëherë nuk do t’i bashkëngjitesha asnjërës skuadër”, ka thënë Zhirkov për “Sport Express”. 25-vjeçari ka shtuar se ende pret oferta të reja, edhe përkundër ofertës së Milanit, duke përsëritur se edhe në këtë rast do ta preferonte Barcelonën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...