Perez: Ribery nuk vjen nëse nuk e lëshon Bayerni

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Florentino Perez ka pranuar se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta transferuar anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, nëse bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë.
Francezi është njëri nga lojtarët që kryeson listën e transferimeve të Realit, mirëpo përkundër tentativave të Zinedine Zidane për ta sjellë në Bernabeu, Bayerni nuk lejon largimin e tij. “Ribery i takon Bayernit dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë atë. Unë duhet ta respektoj atë që e dëshiron skuadra e tij. Mirëpo, do ishte ndryshe nëse ata e ndërrojnë mendimin e tyre”, ka thënë Perez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...