Heinze pranë kalimit te PSG

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Gabriel Heinze, është pranë rikthimit te skuadra e tij e dikurshme, Paris Saint-Germain.
Udhëheqësia e re e Los Blancos ka njoftuar se do të largojë disa lojtarë të cilët aktualisht bartin fanellën e Realit për të liruar vend për ardhjet e reja në skuadër, ndërsa njëri nga lojtarët që do të largohet është pikërisht argjentinasi. Edhe pse Heinze më herët ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Bernabeu, “Aujourd’hui Sport” shkruan se ai është tepricë në Bernabeu dhe se mundësitë janë të madha që të kthehet te skuadra e kryeqytetit francez, prej të cilës u largua në vitin 2004 në drejtim të Manchester Unitedit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...