Nëntë lojtarë do të largohen nga Reali

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se do të largojë së paku nëntë lojtarë nga skuadra për ta zvogëluar numrin aktual të lojtarëve.
“Së paku nëntë lojtarë nga skuadra e parë do të largohen nga klubi”, ka thënë Perez duke shtuar se do t’u japë përparësi edhe lojtarëve të rinj, pasi që është i befasuar se shumë ish-lojtarë të ri të Madridit po tregojnë formë të shkëlqyer nëpër skuadrat ku luajnë. “Është turp, sepse në vitet e kaluara kemi pasur lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në nivelin e duhur te ne, ndërsa kur ata janë larguar kanë zhvilluar formë të shkëlqyer, siç është rasti me Alvaro Negredon dhe Juan Matan”, ka shtuar presidenti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...