Wolfsburg thotë se Dzeko nuk është në shitje

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, i ka paralajmëruar Arsenalin, Manchester Cityn, Chelsean, Milanin dhe të gjitha ekipet tjera të interesuara për Edin Dzekon, se sulmuesi nuk është në shitje.
Lojtari i kombëtares së Bosnjë dhe Hercegovinës do të bëjë të ditur vet se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm, por Wolfburgu ka dalë me një qëndrim të fuqishëm se Dzeko nuk është për shitje.“Dzeko nuk është për shitje. Kemi pasur kontakt me Milanin, por nuk kemi biseduar për para. Mendimi jonë është i njëjtë, ‘Ka marrëveshje të caktuara dhe ato duhet të respektohen’,”, ka thënë menaxheri gjeneral i klubit, Juergen Marbach.Dzeko këtë sezon ishte në një formë të shkëlqyeshme dhe me 26 golat e shënuar, ndihmoi Wolfsburgun të arrijë te titulli i parë në Bundesligë. Sulmuesi ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2011.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...