Mbetet e paqartë e ardhmja e Robben

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Arjen Robben nuk është në dijeni nëse do të jetë lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm edhe pas takimit të babait/agjentit të tij me drejtuesit e skuadrës.
“Jam takuar me Valdanon dhe Pardezan për të diskutuar të ardhmen e djalit tim. Ata më kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ofertë për Arjen-in”. “Arjen dëshiron të qëndrojë dhe shitja e tij do të ishte e gabuar, pasi që Madridi ka paguar 36 milionë për ta blerë nga Chelsea”, ka thënë babai i Robben, i cili është njëkohësisht edhe agjent i tij, duke shtuar se nuk ka marrë një përgjigje të qartë, nëse holandezi do të mbete apo do të largohet nga Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...