Messi fton Mascheranon te Barca
Lionel Messi ka përsëritur dëshirën që bashkëkombësi i tij, Javier Mascherano, t’i bashkëngjitet te Barcelona.
Spekulohet për një largim të mundshëm të mesfushorit të Liverpoolit nga Anfield gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa Barcelona është njëra nga skuadrat e interesuar për shërbimet e tij. “Pa dyshim që do të më pëlqente që ai të vinte. Kush nuk do të dëshironte të luajë krahas një lojtar të jashtëzakonshëm siç është Javier. Shpresoj që ai të vijë këtu”, ka thënë Messi për “El Mundo Deportivo”.
Category: Futboll
0 Komente