Villa nuk bën më pjesë në planet e Realit

dardanmiftari | Wednesday, June 24, 2009 | 0 Komente

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka konfirmuar se Mbretërit nuk janë më në garë për ta transferuar sulmuesin e Valencias, David Villa.
Villa ka qenë njëri nga lojtarët që Florentino Perez kishte premtuar ta sillte në Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo bisedimet për angazhimin e tij nuk rezultuan me sukses, kështu që Valdano thotë se Reali do ta pranojë vendimin e Valencias për mosshitjen e sulmuesit spanjoll. “Çështja me Villan është 100 për qind e përfunduar. Presidentët e të dy klubeve kanë biseduar për të, por Valencia tha se Villa nuk është në shitje”. “Ne e kuptojmë këtë vendim, prandaj jemi duke kërkuar një alternativë tjetër”, ka deklaruar Valdano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...