Pato: Për të ardhmen time, do të flas me Ancelottin

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Alexadre Pato, thotë se për të ardhmen e tij, njeriu i parë me të cilin do të bisedojë është ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti.
I riu brazilian së fundi lidhet me një kalim në Chelsea, ku në sezonin e ardhshëm do të menaxhojë ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, njeriu që e solli Paton në San Siro.Drejtuesit e Milanit paralajmëruar se Kaka do të jetë i vetmi lojtarë që largohet nga Milani, duke përjashtuar largimin e Patos. Por vetë lojtari thotë se e ardhmja e tij do të zgjidhet në fund të muajit.“Ende asgjë nuk është vendosur. Në fund të qershorit, pas Kupës së Konfederatave, do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedoj për të ardhmen. Por më parë do të bisedoj me Ancelottin. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Më ka ndihmuar të stabilizohem në Milan dhe në futbollin italian. Para se të vendos për të ardhmen time, do të bisedoj me të”, ka thënë Pato për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...