Vieira drejt Ligue 1

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, i cili ka kaluar afër 15 vite jashtë vendlindjes, duket se më në fund do të kthehet në Francë për të luajtur për Olympique Lyonnais ose Paris Saint-Germain.
“L’Equipe” njofton se presidenti i PSG-së, Sebastien Bazin, ka shprehur interesimin për Vieiran, edhe pse ish-lojtari i Arsenalit ka thënë se nuk ka marrë ndonjë ofertë nga klubi kryeqytetas. Ndërkohë, Lyoni ka reaguar shpejt për të shprehur interesimin për mesfushorin francez me anë të Bernard Lacombe, këshilltarit të presidentit Jean-Michel Aulas. “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shqetësimi i vetëm vjen nga lëndimet e tij, të cilat e kanë penguar në dy apo tri sezonet e fundit. Mirëpo nëse ai dëshiron të luajë në Kampionatin Botëror 2010, atëherë pse mos e transferojmë?”, ka thënë Lacombe për OLTV.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...