Tevez gjithnjë e më pranë Cityt

dardanmiftari | Tuesday, June 09, 2009 | 0 Komente

Duket se spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Carlos Tevezit po u vjen fundi, pasi që mediat britanike njoftojnë se argjentinasi është pranë kalimit te Manchester City.
Gazeta “The Guardian” shkruan se Tevez, i cili ka qenë i huazuar te Manchester United, është duke menduar seriozisht për një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit. Të hënën mbrëma madje është thënë se Tevez tashmë ka arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, mirëpo asgjë zyrtare nuk është konfirmuar ende. United dëshiron ta mbajë argjentinasin në Old Trafford, mirëpo hezitojnë ta paguajnë shumën e caktuar nga pronarët e tij, derisa kjo shifër (25.5 milionë funte) nuk është problem për pasanikët e Abu Dhabi Group.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...