Pirlo i pasigurt për të ardhmen e tij

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Një tjetër simbol i Milanit, Andrea Pirlo, ka dhënë një përgjigje e cila nuk do t’i lë të qetë tifozët Rossonerë për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea.
Mesfushori italian gjendet aktualisht në Afrikën e Jugut ku stërvitet me përfaqësuesen e tij, para fillimit të Kupës së Konfederatave, ndërsa i pyetur nga “Sky Sport 24” për mundësinë e kalimit te Blutë e Londrës, Pirlo është përgjigjur: “A do të shkoj te Chelsea? Do ta shohim...”. Pas marrjes së timonit të Chelseat, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar menjëherë nga drejtuesit e skuadrës nga Liga Premier që ta sjellin në Stamford Bridgë ish-lojtarin e tij. Megjithatë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar menjëherë për të thënë se përveç Kaka, asnjë emër tjetër i madh nuk do të largohet nga San Siro këtë verë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...