Toni: Mund të largohem nga Bayerni

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares italiane, Luca Toni, ka thënë se ka mundësi që ai të largohet nga ekipi gjerman, sidomos pas arritjes së Mario Gomez.
Pasi ka blerë sulmuesin Mario Gomez nga Stuttgart, Bayern Munich mund të detyrohet të shesë njërin nga sulmuesit tjerë.“Katër sulmues, janë pak si shumë në Bayern. Është e mundur që unë të largohem në drejtim tjetër”, ka thënë Toni.Toni iu bashkua Bayernit nga Fiorentina në vitin 2007. Më herët ai kishte luajtur edhe në Palermo dhe Brescia, ku në këtë të fundit kishte pasur në skuadër edhe trajnerin aktual të Barcelonës, Pep Guardiola, për të cilën arsye italiani së fundi është lidhur me një kalim edhe te klubi katalanas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...