Roma përgatit ofertë të re për Tottin
Roma ka bërë gati kontratën e re për simbolin e skuadrës, Francesco Totti, sipas të cilës ai do të luajë në Olimpico deri në vitin 2014.
Kontrata aktuale e kapitenit skadon në vitin 2010, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se ‘Numri Dhjetë’ i Giallorossëve do ta nënshkruajë kontratën e re porsa të kthehet nga pushimi. Në bazë të kontratës së re pritet që Tottit t’i ulet paga aktuale (6 milionë euro për sezon) për 20%, ndërsa pas vitit 2014, kur ai do t’i ketë 38 vjet do t’i ofrohet një post si drejtor te skuadra e tij e zemrës.
Category: Futboll

















0 Komente