Sneijder nuk largohet nga Reali
Wesley Sneijder nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë këtij afati kalimtar, thotë agjenti i tij.
Mesfushori holandez është njëri nga lojtarët e përfshirë në listën për largim të administratës së re të Mbretërve, mirëpo agjenti Soren Lerby thotë se klienti i tij dëshiron ta bart fanellën e Los Blancos në katër vitet e ardhshme, sa zgjat kontrata e tij. “Wesley ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2013. Ai është i lumtur me Los Blancos dhe nuk dëshiron të largohet”, u ka thënë Lerby gazetarëve.
Category: Futboll

















0 Komente