Safina – Kuznetsova, finalja e femrave në French Open
Numri një i botës në tenisin e femrave, Dinara Safina, ka mposhtur sllovaken Dominika Cibulkova në dy sete, (6-3; 6-3), për t’u kualifikuar në finalen e turneut French Open, ku do të takohet me rusen tjetër Svetlana Kuznetsova.
Safina, është një hap afër titullit të parë Grand Slam, pas një loje të zjarrtë dhe të fuqishme tenisi në gjysmëfinalen përballë Cibulkova.
Rusja, e cila vitin e kaluar ishte po ashtu finaliste në Roland Garros, ku u mposht nga serbja Ana Ivanovic, pati nevojë për një orë e 41 minuta për të mposhtur tenisten e 20-të në botë.
Safina në finale do të takohet me bashkëvendësen e saj, Svetlana Kuznetsova, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti australianen Samantha Stosur 2-1 me sete, (6-4; 6-7; 6-3).
Category: Tenis
0 Komente