Shqipëria barazon në miqësore ndaj Gjeorgjisë

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare kanë nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e sotme miqësore të zhvilluar në Qemal Stafa përballë kombëtares së Gjeorgjisë.
Ndeshja filloi keq për kuqezinjtë të cilët pësuan një gol nga sulmuesi Vladimir Dvalishvili që në minutën e dytë të takimit. Goli tregoi edhe një herë përgjumjen e mbrojtjes së ngathtë shqiptare, pasi goli u shënua pas një harkimi pa cak konkret. Kombëtarja më pas ka vazhduar lojën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por duke humbur disa raste të pastra, megjithëse pa raste nuk ishin as mysafirët me anë të kundërsulmeve. Në ndeshje u vërejt qartas mungesa e shtyllave të kombëtares, si Cana, Skela dhe Lala, megjithatë të rinjtë kuqezi ia dolën të barazojnë me anë të golit të mesfushorit Ansi Agollit, i cili gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje nga rreth 30 metra. Ndeshja, pavarësisht barazimit, ishte një test për disa lojtarë, që do t’i shërbejnë trajnerit Kuze të krijojë një skuadër më të kompletuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...