Reali në negociata me Ronaldon

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 1 Komente

Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka njoftuar se Mbretërit janë në negociata me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, të cilin e dëshirojnë në skuadër.
Los Merengues qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e portugezit, ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Mbretërve, kalimi i lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 në Santiago Bernabeu është më se i mundshëm. Valdano ka përsëritur edhe interesimin e Merengues për sulmuesin e Valencias, David Villa, duke shtuar se Los Che kërkojnë një vlerë të paarsyeshme parash për sulmuesin e tyre.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. sja vlen qekaq shum pare se ka dhan reali per ta veq a lojtar shum i fort a oki

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...