Alves: Kaka nuk do të na i vështirësojë punët

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, është i lumtur që Kaka i është bashkëngjitur Real Madridit, pasi që mendon se kjo është pozitive për futbollin spanjoll, mirëpo ai nuk mendon se ardhja e tij do t’ia vështirësojë punët Barcës në ‘el Clasico’.
“Gjithmonë është vështirë të luash kundër Real Madridit. Ndërsa nuk do të jetë më vështirë vetëm për shkak të ardhjes së Kaka”. “Kam luajtur kundër Madridit dhe është vështirë. Është një skuadër e madhe- dhe njëra nga skuadrat më të rëndësishme në botë”. “Me ardhjen e Kaka , fitimtar është futbolli spanjoll. Sidoqoftë, ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një lojtar të këtillë”, u ka thënë Alves gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...