Terry: Rooney futbollisti më natyral në botë

dardanmiftari | Wednesday, June 10, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Wayne Rooney për aftësitë e tij 'natyrale' të futbollistit.
Të mërkurën mbrëma Anglia do të luajë kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve në Grupin e Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010. Ndërsa në konferencën për shtyp, Terry ka thënë se Rooney është lojtar ambicioz, i pjekur, i palodhshëm dhe jo-egoist. “Ai është pjekur shumë si lojtar. Është aq i mençur dhe futbollist i ditur. Tani për tani nuk ka futbollist më natyral se ai në botë. Ai i shkakton shumë probleme mbrojtjes kundërshtare. Ai është një lojtar i kompletuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Terry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...