Trezeguet: Do të qëndroj në Juventus
Sulmuesi francez David Trezeguet nuk është i shqetësuar nga spekulimet të cilët e lidhin atë me një largim nga Juventusi.
Biankonerët raportohet se dëshirojnë ‘ta heqin qafe’ sulmuesin, me mediat të cilat e përfshijnë francezin në një marrëveshje shkëmbimi për sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi. “Në fillim të korrikut do të kthehem në Torino, i gatshëm për kampin para-sezonal dhe për t’u zhytur në sezonin e ri. Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time me biankonerët dhe e di se drejtorët më kanë thënë se nuk jam në shitje dhe se jam pjesë e historisë së klubit”, ka thënë Trezeuet. “E di se sezoni im i fundit ishte i dobët, për shkak të lëndimit dhe operacionit që më la jashtë fushe një kohë të gjatë, por tash jam shëruar dhe ndjehem okej. Mezi pres të jem protagonist në Juve sërish”, ka shtuar francezi.
Category: Futboll
0 Komente